Donald Trump ka deklaruar se nuk e merr pagën si president i Shteteve të Bashkuara dhe se, sipas tij, nuk merr as falënderime për këtë.
“Unë nuk e marr pagën time. A më falënderojnë për këtë? Askush. Askush nuk thotë: ‘Faleminderit shumë, zotëri’”, ka thënë ai.
Më pas, presidenti amerikan ka shtuar me ironi: “Oh Zot, oh Zot”.
Trump ka deklaruar edhe më herët se nuk e pranon pagën presidenciale, ndonëse ligji amerikan përcakton që presidenti merr një pagë vjetore prej 400 mijë dollarësh.
Sipas Forbes, në shtator 2026 pasuria neto e Donald Trump vlerësohet në rreth 6.9 miliardë dollarë.
Pasuria e tij vjen kryesisht nga pasuritë e paluajtshme, por në vitet e fundit kanë ndikuar edhe investimet dhe aktivitetet në sektorin e kriptomonedhave.
Ai zotëron gjithashtu fusha golfi, prona luksoze, një kantinë vere dhe avionin Boeing 757 të njohur si “Trump Force One”.
Forbes e rendit aktualisht rreth vendit të 586-të ndër njerëzit më të pasur në botë. /Telegrafi/