Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë Fox News se ka anuluar dërgimin e të dërguarve të tij Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Pakistan për bisedime me Iranin.
Raportohet se delegacioni iranian është larguar nga Islamabadi pasi është takuar me zyrtarë pakistanezë.
“Nuk do të bëjnë një fluturim 18-orësh për të shkuar atje, ne i kemi të gjitha kartat”, deklaroi Trump.
“Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por ju nuk do të bëni më fluturime 18-orëshe duke ndenjur ulur e duke folur për asgjë”, iu drejtua presidenti Witkoff dhe Kushner.
Ndryshe, ushtria e Iranit ka kërcënuar se do të kundërpërgjigjet nëse SHBA-të vazhdojnë bllokadën e porteve iraniane.
Në një deklaratë të transmetuar nga disa media shtetërore, komanda qendrore e ushtrisë paralajmëroi se SHBA-të “do të përballen me një përgjigje nga forcat e fuqishme të armatosura të Iranit” nëse “bllokada” vazhdon.
“Ne jemi të gatshëm dhe të vendosur, ndërsa monitorojmë sjelljen dhe lëvizjet e armiqve”, shton ajo. /Telegrafi/