KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Trofeu i Kupës së Botës

Trofeu i Kupës së Botës

Trofeu i Kupës së Botës konsiderohet simboli më i rëndësishëm i futbollit botëror dhe një nga më prestigjiozët në sport.

Kupa që përdoret sot dhe do t’i dorëzohet më 19 korrik fituesit të turneut që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Nga viti 1930 deri në vitin 1970, kombëtares fituese i është ndarë trofeu “Jules Rimet” (që është emëruar sipas presidentit të FIFA-s, Jules Rimet, i cili themeloi turneun e parë) që është njohur si ‘Kupa e Botës’.

Mirëpo, në vitin 1970, kur Brazili e fitoi për të tretën herë, Selecaos iu dha e drejta që ta merrte trofeun përgjithmonë.

Megjithatë, në vitin 1983, ai trofe është vjedhur dhe akoma nuk është gjetur.

Pas vitit 1970, është dizajnuar një trofe i ri, i quajtur ‘Trofeu i FIFA Kupës së Botës’.

Ekspertë të shumtë nga vende të ndryshme prezantuan 53 modele të trofeut, ndërsa fituesi u shpall dizajneri italian Silvio Gazzaniga.

Trofeu i ri është 36 centimetra i lartë dhe është i ndërtuar nga ari prej 18 karatësh, ndërsa peshon 6,175 kilogramë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.