Mbrojtësi i Kosovës, Leard Sadriu, i cili aktivizohet te klubi rumun Arges Pitești, po kërkohet nga tri skuadra të huaja në këtë afat kalimtar.
Mediumi rumun GSP.ro ka raportuar se për qendërmbrojtësin kosovar kanë shprehur interesim kampioni i Bullgarisë, Levski Sofia, klubi kinez Wuhan Three Towns, si dhe skuadra ruse Baltika Kaliningrad.
Sadriu ka pasur një sezon pozitiv me Argesin, ku ishte ndër mbrojtësit kryesorë të ekipit. 25-vjeçari ka regjistruar 41 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar tre gola, duke qenë i rëndësishëm si në fazën defensive ashtu edhe në situatat e topave të ndalur.
Ai iu bashkua Argesit verën e kaluar si lojtar i lirë, ndërsa mund të luajë si qendërmbrojtës, por edhe si mbrojtës i majtë.
Në nivel ndërkombëtar, Sadriu ka zhvilluar dy ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës. Sipas raportimeve, interesim për të kishte pasur edhe gjatë afatit dimëror nga një klub i ligës së dytë në Gjermani. /Telegrafi/
