KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Trepça vazhdon me fitore bindëse, mposht Rahovecin 029

Trepça vazhdon me fitore bindëse, mposht Rahovecin 029

Trepça ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës në basketboll, duke triumfuar bindshëm ndaj Rahovecit 029 me rezultat 92:58.

Kampionia në fuqi e Kosovës ishte nikoqire në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku pas një çereku të parë të barabartë, arriti të krijojë epërsi dhe ta kontrollojë ndeshjen deri në fund.

Periudha e parë përfundoi 15:15, ndërsa Trepça e mbylli pjesën e parë në avantazh prej nëntë pikësh, 40:31.

Vendimtar ishte çereku i tretë, në të cilin mitrovicasit dominuan plotësisht, duke fituar me rezultat 33:11 dhe duke e çuar epërsinë në 31 pikë, 73:42. Në dhjetë minutat e fundit, Trepça fitoi 19:16 për ta vulosur triumfin me rezultat të përgjithshëm 92:58.

Kenneth Hasbrouck ishte më i dalluari te Trepça me 19 pikë dhe një asistim. Jacori Payne kontribuoi me 16 pikë, tri kërcime dhe tri asistime, ndërsa James Graham shtoi 14 pikë.

Te Rahoveci 029, Visar Ejupi ishte basketbollisti më efikas me 10 pikë, dy asistime dhe një kërcim.

Pas këtij triumfi, Trepça ka 14 pikë nga gjashtë fitore dhe dy humbje, bilanc të cilin e kanë edhe Bashkimi e Bora.

Në anën tjetër, Rahoveci 029 pësoi humbjen e gjashtë të sezonit, ndërsa deri më tani ka regjistruar edhe dy fitore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.