KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Trepça rikthen në menaxhim dy lokale në Mitrovicën e Veriut pas 27 vitesh

Trepça rikthen në menaxhim dy lokale në Mitrovicën e Veriut pas 27 vitesh

Trepça ka njoftuar se ka rikthyer në menaxhim dy lokale në Sheshin e Mitrovicës së Veriut, në rrugën “Koloshini”, të cilat për 27 vjet kishin qenë jashtë menaxhimit të ndërmarrjes.

Sipas Trepçës, rikthimit të pronës i ka paraprirë njoftimi zyrtar i 27 gushtit 2026, përmes të cilit ndërmarrja, bazuar në të dhënat e Certifikatës së Pronësisë, kishte kërkuar lirimin e pronës brenda afatit të përcaktuar dhe paraqitjen e dokumentacionit që dëshmon të drejtën e shfrytëzimit.

“Trepça ka rikthyer në menaxhim dy lokale në Sheshin e Mitrovicës Veriore, në rrugën ‘Koloshini’, të cilat për 27 vite kishin qenë jashtë menaxhimit të ndërmarrjes”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Trepça ka bërë të ditur se ky veprim është pjesë e angazhimit për mbrojtjen, rikthimin dhe administrimin e pronës së saj.

“Ky proces vjen pas lirimit të 5 objekteve të tjera në periudhën e fundit, duke shënuar një seri veprimesh konkrete në funksion të kthimit të pronave nën menaxhimin e Trepçës, thuhet më tej.

Ndërmarrja e ka përmbledhur rikthimin e pronës me mesazhin: “27 vite jashtë menaxhimit. Sot, përsëri nën menaxhimin e Trepçës.”

Trepça ka theksuar se synimi i saj është mbrojtja e pronës dhe rikthimi i aseteve nën administrimin e ndërmarrjes. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.