Ndërmarrja Trepça ka bërë të ditur se Terminali Doganor i kompanisë ka shënuar rritje të konsiderueshme të të hyrave gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026.
Sipas kompanisë, në periudhën janar–gusht 2026, mesatarja mujore e të hyrave është rritur për 69.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Trepça ka njoftuar se rritje të të hyrave është shënuar në 7 nga 8 muajt e krahasuar, duke e cilësuar këtë si tregues të një performance të qëndrueshme dhe të një trendi pozitiv.
“Performancë e qëndrueshme dhe trend pozitiv” dhe “shërbim efikas për operatorët ekonomikë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar duke rikujtuar gjendjen financiare të ndërmarrjes gjatë vitit të kaluar.
“Trepça e ka përmbyll vitin e kaluar me -2.1 milionë euro. Minus!”, ka shkruar Ymeri./Telegrafi/