Trepça shënoi fitore ndaj Bashkimit me rezultat 80-84 në një atmosferë fantastike në “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsinë 3-0 në serinë finale të Playoff-it.
Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe dramatike deri në sekondat e fundit.
Trepça e mbylli pjesën e parë me 10 pikë epërsi, por Bashkimi reagoi fuqishëm për ta rikthyer rezultatin dhe për të kaluar në avantazh në çerekun e fundit, para se mitrovicasit të riktheheshin në momentet vendimtare dhe ta mbyllnin sfidën me fitore.
Te Trepça u dalluan Kenneth Hasbrouck me 22 pikë dhe Dardan Kapiti me 14 pikë e 9 kërcime, derisa te Bashkimi më efikasit ishin Shannon Shorter me 25 pikë e 5 kërcime dhe Jalen Riley me 22 pikë.
Ndeshja e katërt e serisë finale zhvillohet sërish në Prizren./Telegrafi/