Trepça nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv në udhëtim në Greqi, pasi është mposhtur nga Promitheas me rezultat 81-71, në kuadër të FIBA Europe Cup.
Skuadra mitrovicase e nisi me vështirësi këtë përballje, duke e humbur çerekun e parë me rezultat 17-9, çka i dha vendasve epërsinë që në fillim të takimit.
Megjithatë, Trepça reagoi në periudhën e dytë, të cilën e fitoi 22-20, ndërsa çereku i tretë u mbyll me rezultat të barabartë 16-16.
Shpresa për një rikthim mbeti e hapur, por Promitheas ishte më i mirë në periudhën vendimtare. Skuadra greke fitoi çerekun e fundit 28-24, duke e vulosur triumfin me rezultat përfundimtar 81-71.
Te kampioni i Kosovës, më efikasi ishte Shawn Jones me 15 pikë, ndërsa Drew Thelwell kontribuoi me 12 pikë.
Në anën tjetër, New Williams ishte basketbollisti më i dalluar i vendasve, duke e përfunduar ndeshjen me 21 pikë.
Kjo humbje e vështirëson rrugëtimin e Trepçës drejt fazës së ardhshme të garës. Mitrovicasit aktualisht kanë bilanc prej tri fitoreve dhe tri humbjeve, duke u renditur në pozitën e tretë në grup.
Në xhiron e ardhshme të FIBA Europe Cup, Trepça do të ketë mundësinë të kërkojë rikthimin te fitoret para tifozëve të saj, ku skuadra mitrovicase do ta presë në palestrën “Minatori” ekipin kroat Split./Telegrafi/

