KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Trent Alexander-Arnold tallet nga kapiteni Real Madridit

Trent Alexander-Arnold tallet nga kapiteni Real Madridit

Dani Carvajal, kapiteni i Real Madridit, është parë duke bërë gjeste tallëse ndaj Trent Alexander-Arnold gjatë ndeshjes së barazuar ndaj Real Betis.

Ngjarja ka ndodhur teksa Alexander-Arnold po kthehej në gjysmën e tij të fushës gjatë një aksioni të Betisit, ndërsa Carvajal u pa duke reaguar në stol.

Ky episod vjen në një periudhë kur janë shtuar raportimet për një atmosferë jo të mirë brenda dhomës së zhveshjes së Real Madridit.

Sipas këtyre zërave, konkurrenca në pozicionin e mbrojtësit të djathtë ka krijuar tensione, pasi trajneri Alvaro Arbeloa thuhet se ka preferuar shpesh Alexander-Arnold në formacionin startues, duke lënë Carvajal me minuta të kufizuara në fushë.

Mediat spanjolle raportojnë gjithashtu se situata mes Carvajal dhe stafit teknik ka kërkuar ndërhyrje përmes bisedimeve për të qetësuar marrëdhëniet, megjithëse përmirësime të dukshme nuk janë vërejtur deri tani.

Nga ana tjetër, si Carvajal ashtu edhe Alexander-Arnold po garojnë për vend në përfaqësueset e tyre përkatëse në prag të Kupës së Botës.

Mbrojtësi spanjoll synon të bindë selektorin Luis de la Fuente për një ftesë, pavarësisht minutazhit të kufizuar dhe historisë së dëmtimeve, ndërsa anglezi po përpiqet të sigurojë një vend në listën përfundimtare të Anglisë pas mungesës në grumbullimet e fundit të trajnerit Thomas Tuchel.

Alexander-Arnold, ndonëse shpesh i kritikuar për aspektin defensiv, ka tërhequr vëmendje me kontributin e tij në fazën sulmuese gjatë paraqitjeve të fundit me Real Madridin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.