KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tre zyrtarë nga Kosova diplomohen në Akademinë Kombëtare të FBI-së

Tre zyrtarë nga Kosova diplomohen në Akademinë Kombëtare të FBI-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se tre zyrtarë nga Kosova janë diplomuar së fundmi në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë ka shprehur krenarinë për këtë arritje, duke theksuar se Kosova është partnere e fortë e SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit.

Sipas Ambasadës, Kosova ka një nga rrjetet më të mëdha të të diplomuarve të Akademisë Kombëtare të FBI-së në nivel global, transmeton Klankosova.tv.

"Kosova është një partner i fortë i SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe ka një nga rrjetet më të mëdha të të diplomuarve të Akademisë Kombëtare të FBI-së në nivel global. Jemi të entuziazmuar të punojmë së bashku për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar", theksohet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Ndiq zhvillimet e kësaj ngjarjeje ↗

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.