KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tre klube të Ligës Premier synojnë transferimin e yllit të Barcelonës

Tre klube të Ligës Premier synojnë transferimin e yllit të Barcelonës

E ardhmja e Ferran Torresit te Barcelona mbetet e paqartë, teksa sulmuesi spanjoll vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Kontrata e 26-vjeçarit me klubin katalanas skadon në verën e vitit 2027, por ende nuk ka lëvizje konkrete për rinovimin e saj.

Pas një sezoni mjaft pozitiv dhe paraqitjeve të mira në fazën përfundimtare të kampionatit, Torres ka rikthyer interesimin e disa skuadrave elitare të Ligës Premier.

Sipas raportimeve të TEAMtalk, tri klube angleze, Arsenali, Aston Villa dhe Chelsea po monitorojnë nga afër situatën e tij dhe po shqyrtojnë mundësinë e transferimit gjatë afatit kalimtar të verës.

Barcelona, e cila pritet të operojë me më shumë liri në afatin kalimtar falë rikthimit në rregullin financiar 1:1, do të duhet të vendosë nëse Ferran Torres mbetet pjesë e projektit afatgjatë apo nëse një ofertë e majme do të ishte e pranueshme.

Aktualisht i grumbulluar me Kombëtaren e Spanjës për Kupën e Botës 2026, Torres është i fokusuar te detyrat me “La Rojan”, ndërsa në prapaskenë vazhdojnë spekulimet për një rikthim të mundshëm në futbollin anglez. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.