KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Tre administratorë marrin drejtimin e Alta bankës, Sllaveski siguron se kursimet janë të mbrojtura

Tre administratorë marrin drejtimin e Alta bankës, Sllaveski siguron se kursimet janë të mbrojtura

Ilija Andovski, Vesna Stojçevska dhe Marija Todorovska janë emëruar administratorë të përkohshëm të Alta Bankës SHA Manastir, me vendim të publikuar në Gazetën Zyrtare. Ata marrin kompetencat e Bordit Drejtues, Bordit Mbikëqyrës dhe Kuvendit të Aksionarëve, përveç vendimmarrjes për rritjen e kapitalit.

Administratorët do të kenë qasje të plotë në dokumentacionin, pronën dhe hapësirat e bankës, ndërsa në rast pengesash mund të kërkojnë asistencën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Banka Popullore ka ndaluar Alta Bankën e Manastirit të miratojë kredi të reja, të zgjasë afatet e kredive ekzistuese dhe të disbursojë kredi të miratuara më herët. Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në një intervistë për TV Telma, siguroi qytetarët se kursimet e tyre janë të mbrojtura.

Klientët e Alta Bankës vazhdojnë të përballen me kufizime edhe në përdorimin e parave të tyre. Banka Popullore ka vendosur limit prej 10.000 denarësh në javë për tërheqje, ndërsa rreth 3.500 pensionistë pa kartela do të mund të tërheqin deri në 20.000 denarë përmes sporteleve.

Ende mbeten pa përgjigje pyetjet për pagesat e vonuara dhe rikthimin e qasjes së plotë në llogari. Depozitat janë të siguruara deri në 30.000 euro.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.