KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tragjedia e Gjilanit: Në intensivë, i plagosuri lufton për jetë (VIDEO)

Tragjedia e Gjilanit: Në intensivë, i plagosuri lufton për jetë (VIDEO)

Vajzën e djalin e axhës ia vranë, e as për vete rrezikun për jetë nuk e kaloi.

Mazllum Bugujevci, që u plagos një ditë më parë, ende është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burri që mori plagë në rastin e Livoqit të Gjilanit, ku Valon Ramushi dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten Nafije Bogujevcin, e vëllain e saj Egzonin, tash pas një intervenimi po trajtohet në mjekimin intensiv në QKUK.

Posa t’i përmirësohet pak gjendja, ai pritet të ketë edhe një ndërhyrje.

Pas ngjarjes tragjike të së premtes, Ramushi u vetëdorëzua në polici.

Brenda veturës së tij, organet e rendit kanë bërë me dije se kanë gjetur e sekuestruar pistoletë “Bereta”, me leje të skaduar, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Gjithashtu janë kryer edhe disa kontrolle.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Varrimi i dy viktimave pritet të bëhet të dielën.

Për detaje ndiqeni kronikën e plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.