KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Trafiku urban pa pagesë gjatë protestës së 17 shkurtit në Prishtinë

Trafiku urban pa pagesë gjatë protestës së 17 shkurtit në Prishtinë

Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në protestën e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, e cila do të mbahet më 17 shkurt 2026, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Rama theksoi se kjo protestë është një çështje kombëtare dhe jo vetëm partiake, dhe se duhet mbështetur përtej interesave politike.

Ai gjithashtu siguroi qytetarët se gjatë asaj dite trafiku urban do të funksionojë pa pagesë, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

“Ne përveç që kemi mbështetur këto procese edhe më parë, i çmojmë dhe i vlerësojmë, dhe duhet t’i naltësojmë përtej interesave partiake. Kjo është një çështje kombëtare. Do të jem aty, dhe trafiku urban do të jetë në shërbim të qytetarëve pa pagesë gjatë protestës”, tha Rama.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.