Mitrovica njihet për traditën e saj të organizimit të panairit tradicional “Konaku i Mitrovicës” të produkteve tradicionale, artizanale dhe atyre bujqësore.
Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se produktet ekspozohen nga gratë që bëjnë biznes në Mitrovicë, transmeton klankosova.tv.
“Në nj fazë të caktuar të vitit, ato dalin çdo vit për të shitur produktet që ato vetë prodhojnë”, u shpreh gazetari.
Sipas Boshnjakut, panairi këtë vit mbahet nga 19 tetori deri më 25 tetor.
Burimi: klankosova.tv ↗

