KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Totaj përuron Shtëpinë për të Moshuar dhe Personat pa Përkujdesje Familjare në Prizren

Totaj përuron Shtëpinë për të Moshuar dhe Personat pa Përkujdesje Familjare në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se është përuruar Shtëpia për të Moshuar dhe Personat pa Përkujdesje Familjare në lagjen Dardania, një investim që synon të përmirësojë shërbimet sociale dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë edhe drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Memaj, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë komunalë.

Sipas Totajt, ky institucion përfaqëson një investim të rëndësishëm dhe dëshmon përkushtimin e komunës për ndërtimin e një shoqërie më solidare dhe gjithëpërfshirëse.

Ai theksoi se Shtëpia për të Moshuar dhe Personat pa Përkujdesje Familjare do të ofrojë kujdes, mbështetje dhe trajtim dinjitoz për të moshuarit dhe personat pa përkujdesje familjare, duke e cilësuar atë si një tjetër dëshmi të angazhimit të institucioneve lokale për ta vendosur mirëqenien e qytetarëve në qendër të investimeve. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.