KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Toshkovski në Idrizovë: Kandidatët për policë demonstruan gatishmërinë përmes ushtrimit simulues

Toshkovski në Idrizovë: Kandidatët për policë demonstruan gatishmërinë përmes ushtrimit simulues

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në Qendrën për Trajnim në Idrizovë mori pjesë në një ushtrim simulues të kandidatëve për policë të gjeneratës 2025/2026, të cilët aktualisht ndodhen në trajnim taktik – terreni në kuadër të modulit të tretë të trajnimit të tyre themelor.

Ushtrimi filloi me simulimin e alarmit luftarak, pas së cilës kandidatët demonstruan formacione të lëvizjes, reagimit, pranimit dhe sulmit në kontakt. Në pjesën përfundimtare u realizua një skenar për vendosjen e rendit dhe qetësisë publike të prishur në përmasa më të mëdha, ku u prezantuan sistemimet formacionale dhe format e ndryshme të intervenimit.

Siç thonë nga MPB, me këtë trajnim dyjavor taktik-terreni, kandidatët i përsosin njohuritë dhe shkathtësitë praktike të fituara gjatë trajnimit themelor, me qëllim të përgatitjes së tyre të plotë për kryerjen e detyrave policore.

“Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon në mënyrë të vazhdueshme të investojë në përmirësimin e trajnimit, gatishmërisë dhe kushteve të punës, si për kandidatët për policë ashtu edhe për nëpunësit aktivë policorë. Investime të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në krijimin e një strukture policore më të fuqishme, më efikase dhe më profesionale, që nënkupton nivel më të lartë sigurie për të gjithë qytetarët”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.