KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Toblerone tallet me modelin e ri të Ferrarit

Toblerone tallet me modelin e ri të Ferrarit

Ferrari i ri elektrik “Luce” po përballet me reagime të forta dhe tallje në internet për dizajnin e tij, duke u bërë një nga modelet më të diskutueshme të markës italiane.

Në këtë debat është përfshirë edhe prodhuesi zviceran i çokollatës Toblerone, i cili publikoi një foto të një çokollate të ridizajnuar në stilin e Ferrarit, por duke ruajtur formën e saj karakteristike, si një “thumbim” ndaj kritikave për humbjen e identitetit në dizajn.

Postimi u bë viral pasi u interpretua si kritikë direkte ndaj Ferrarit, me mesazhin se Toblerone “do t’i mbajë gjithmonë këndet e saj”, ndryshe nga vetura e re.

Që nga prezantimi i “Luce”, rrjetet sociale janë mbushur me meme dhe krahasime, ndërsa shumë përdorues e kanë kritikuar pamjen e saj jo tipike për Ferrarin.

Kritika ka ardhur edhe nga ish-presidenti i Ferrarit Luca di Montezemolo, i cili paralajmëroi se kompania rrezikon “humbjen e një legjende” me këtë drejtim të ri stilistik.

Pavarësisht debatit për dizajnin, “Luce” mbetet një supermakinë me 1050 kuaj/fuqi dhe përshpejtim 0–100 km/h për 2.5 sekonda, por vëmendja kryesore duket se po shkon te pamja e saj e diskutueshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.