KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Tmerr gjatë udhëtimit, gjarpri del nga kapaku i veturës

Tmerr gjatë udhëtimit, gjarpri del nga kapaku i veturës

Një grua nga Tennessee ka përjetuar një moment të pazakontë gjatë një udhëtimi me makinë, kur një gjarpër i madh doli nga poshtë kapakut të automjetit dhe u shfaq mbi të.

Analissa Hensley ishte në makinë me familjen e saj në Lebanon, kur bashkëshorti i saj vuri re gjarprin.

Hensley arriti ta filmonte momentin, ndërsa vlerësoi se gjarpri ishte rreth 1.5 metra i gjatë.

Familja tentoi të ndalonte në anë të rrugës për ta larguar gjarprin, por ai u hodh nga makina para se automjeti të ndalonte plotësisht.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.