KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tjetër mesazh nga BE-ja pas zgjedhjeve, Kallas: Nevojitet formim i shpejtë i qeverisë

Tjetër mesazh nga BE-ja pas zgjedhjeve, Kallas: Nevojitet formim i shpejtë i qeverisë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar se zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin mundësinë për tejkalimin e më shumë se një viti bllokadë politike.

Kështu u shpreh ajo në një postim në platformën X.

“Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin rrugën për të kthyer faqen pas më shumë se një viti bllokadë politike”, u shpreh Kallas.

Kallas ka theksuar se liderët politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për formimin e shpejtë të qeverisë.

“Udhëheqësit politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë”, theksoi ajo.

Kallas gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe normalizimit të marrëdhënieve, si kusht për avancimin e Kosovës në rrugën evropiane.

“Progresi në dialogun Beograd–Prishtinë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbeten thelbësore për avancimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, ka shtuar Kallas. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.