Situata gjatë protestës në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet dhe lëvizjet e protestuesve kanë zhvendosur zhvillimet drejt zonës së Medresesë.
Efektivët e policisë po ndjekin hap pas hapi protestuesit, teksa kanë bërë edhe disa shoqërime.
Lëvizja e forcave të rendit dhe e protestuesve ka bërë që tensionet të zhvendosen nga zonat e mëparshme drejt kësaj zone të kryeqytetit./Tch
Burimi: lajmi.net ↗

