KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Timothee Chalamet thumbon ceremoninë Oscars derisa festoi titullin e New York Knicks

Timothee Chalamet thumbon ceremoninë Oscars derisa festoi titullin e New York Knicks

Timothée Chalamet hodhi një thumb ndaj Oscars teksa festonte titullin kampion të New York Knicks në NBA.

Të shtunën mbrëma, aktori i filmit Dune ndodhej në parket duke fotografuar lojtarët e Knicks me telefonin e tij në Frost Bank Center, në San Antonio.

“Në vend të Oscars, do të zgjidhja këtë pa asnjë hezitim”, tha ai në një video të siguruar nga ESPN.

“Hajde, zemër! Knicks janë kampionë, zemër!”, shtoi Chalamet, i cili ndoqi nga afër ndeshjen e pestë të finaleve të NBA pa të dashurën e tij, Kylie Jenner.

Aktori 30-vjeçar, i nominuar për Oscar, ishte një nga figurat më të spikatura gjatë play-off-it të NBA-së në vitin 2026, duke mbështetur Knicks në çdo hap të rrugëtimit të tyre drejt titullit kampion.

Chalamet festoi madje edhe me vetë ekipin, i cili fitoi kampionatin e parë të NBA-së pas 53 vitesh. Ai iu bashkua lojtarëve në festimet në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, ku u përfshi në “dushin” tradicional me shampanjë dhe mbajti në duar një kopje të gazetës The New York Post.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.