KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

TikTok bllokon reklamat për dokumentarin mbi Elon Musk

TikTok bllokon reklamat për dokumentarin mbi Elon Musk

Dokumentari katërorësh për Elon Musk po përballet me pengesa në platformat e rrjeteve sociale, pasi TikTok ka pezulluar përgjithmonë llogarinë reklamuese të filmit.

Sipas The Hollywood Reporter, distributori i dokumentarit, Bleecker Street, u njoftua nga TikTok se llogaria ishte bllokuar përfundimisht për shkak të përmbajtjes politike.

Edhe Meta dhe YouTube fillimisht refuzuan reklamat që promovonin trailerin e dokumentarit “Musk”, me regji të regjisorit fitues të çmimit Oscar, Alex Gibney.

Megjithatë, të dyja platformat më vonë i lejuan reklamat.

Meta e cilësoi refuzimin fillestar si një “gabim”.

Regjisori Gibney konfirmoi gjithashtu se distributori ndërkombëtar Universal kishte hezituar për publikimin e filmit, por planet për shfaqjen e tij tashmë po vazhdojnë.

Ndërkohë, rrjeti social X, në pronësi të vetë Musk, ka refuzuar të publikojë reklama për dokumentarin.

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen është pronësia e TikTok në SHBA, ku Larry Ellison ka një pjesëmarrje të pjesshme.

Ellison, ashtu si Musk, është një mbështetës i njohur i presidentit amerikan Donald Trump.

Dokumentari “Musk” u shfaq fillimisht në vetëm katër kinema fundjavën e kaluar, ndërsa tani po zgjerohet shpërndarja e tij. Filmi pritet të jetë i disponueshëm në platformën HBO gjatë vitit të ardhshëm, tashmë pjesë e Paramount/Skydance, e drejtuar nga David Ellison, djali i Larry Ellison. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.