KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Thyhet rrjeti i drogës në Zvicër, arrestohen shtetas zviceranë, serbë dhe hungarezë

Thyhet rrjeti i drogës në Zvicër, arrestohen shtetas zviceranë, serbë dhe hungarezë

Një aksion i madh policor është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në lokalin e njohur si “Neugasshof”, në qytetin e Zyrihut, ku policia ka arrestuar 14 persona.

Bastisja është kryer nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike në përmasa të mëdha, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar disa qindra gramë kokainë, disa kilogramë produkte kanabisi, një shumë të konsiderueshme parash, një armë zjarri me municion, si dhe pajisje elektronike që mund të shërbejnë si prova në hetime.

Fillimisht janë arrestuar 15 persona, por njëri prej tyre është liruar pas marrjes në pyetje, ndërsa 14 të tjerët kanë mbetur në ndalim policor.

Të arrestuarit janë 12 burra dhe tri gra, të moshës 25 deri në 71 vjeç, me shtetësi zvicerane, serbe, hungareze, kroate dhe italiane.

Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin përmasat e dyshuara të veprimtarisë kriminale./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.