Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka reaguar pas formimit të Qeverisë, duke kritikuar deputetët e pushtetit për, siç tha ai, heshtje dhe mospërputhje me qëndrimet e tyre të mëparshme.
Deda ka përmendur reagimet e deputetëve të pushtetit lidhur me përdorimin e shprehjes “srpski narod”, duke thënë se kishte pritur që ata të deklaroheshin edhe pas zhvillimeve të fundit.
“Prita që deputetët e pushtetit – ata që shisnin patriotizëm folklorik para dy ditësh në ‘kundërshtim’ të përdorimit të fjalëve ‘srpski narod’ – do të thonin diçka sot. Natyrisht që nuk thanë asgjë”, ka shkruar Deda.
Ai ka shtuar se të njëjtit deputetë ishin thirrur në Kushtetutë, ndërsa sipas tij, ajo është shkelur me veprimet e sotme.
“Plus thirreshin në Kushtetutë, atë që e shkelën sot”, ka shkruar Deda.
Reagimi i tij vjen pas formimit të Qeverisë së re. /Telegrafi/