KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Thierry Henry mbështet Harry Kane për të fituar Topin e Artë

Thierry Henry mbështet Harry Kane për të fituar Topin e Artë

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry, ndau mendimet e tij mbi lojën e sulmuesit të Bayern Munich, Harry Kane, dhe shanset e tij për të fituar Topin e Artë.

“Topi i Artë” për sezonin 2025/26 do të jepet të hënën, më 26 tetor, në Londër dhe tashmë ka tre pretendentë për të fituar si Kane, Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.

“Në të gjithë jetën time, nuk kam parë kurrë një sulmues qendror të gjuajë një goditje nga porta. Ai nuk luan vetëm futboll, por mendon disa hapa përpara. Ky djalë është thjesht ndryshe”, ka thënë fillimisht Henry.

“Ai kthehet prapa. Rrallë kam parë diçka të tillë, një sulmues qendror që kthehet kaq ulët në atë pozicion”.

“Unë jam francez, kështu që gjithmonë do të mbështes lojtarët francezë. Por ti je një futbollist tepër i fortë. Nëse fiton, sigurisht që nuk do të ankohem: ‘O Zot, ai fitoi, kjo është gabim’. Ke paraqitur kërkesën tënde për çmimin. Bravo”, përfundoi legjenda franceze. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.