KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Theret një i mitur në Gjakovë, arrestohen tre persona

Theret një i mitur në Gjakovë, arrestohen tre persona

Një djalë i mitur dyshohet se është sulmuar me thikë në qytetin e Gjakovës.

Rasti raportohet se ka ndodhur të hënën pasdite, më 01.06.2026, pas një përleshjeje fizike.

I mituri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është raportuar stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se pas kësaj ngjarjeje, të martën më 02.06.2026 janë arrestuar tre të dyshuar. Bëhet fjalë për dy të mitur dhe një person të moshës madhore.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar për sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes”- thuhet në raportin policor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.