KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Thellohet kriza te Nvidia, fshihen 430 miliardë dollarë nga vlera në treg pas skandalit të spiunazhit

Thellohet kriza te Nvidia, fshihen 430 miliardë dollarë nga vlera në treg pas skandalit të spiunazhit

Kriza që ka përfshirë kompaninë e dytë më të vlerësuar në botë “Nvidia” po thellohet, pasi rreth 430 miliardë dollarë janë fshirë nga vlera e saj në treg që kur janë ngritur dyshime se mund të jetë përfshirë në një skandal spiunazhi.

Gjatë natës të së martës Nvidia ka njoftuar se ka angazhuar një ish-prokuror të lartë federal për të ndihmuar në hetimin e marrëdhënies së drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, me një grua të dyshuar si spiune kineze.

Alice Huang, ish-drejtuese e një kompanie të inteligjencës artificiale me bazë në Singapor, është në qendër të një skandali të dyshuar spiunazhi kinez, pas

Bordi drejtues i kompanisë ka angazhuar Joon H. Kim, ish-prokurorin në detyrë të Distriktit Jugor të New Yorkut, si dhe studion e tij ligjore Wachtell, Lipton, Rosen & Katz, për të zhvilluar një “hetim të plotë dhe të pavarur”.

Wachtell është një nga studiot më të njohura ligjore në fushën e korporatave. Në vitin 2022, Twitter e ka angazhuar atë për ta detyruar Elon Muskun që të përfundonte blerjen e kompanisë për 44 miliardë dollarë.

Studioja ka përvojë në këshillimin e kompanive të mëdha për çështje si bashkimet dhe qeverisja korporative.

Tashmë, ajo do të hetojë rrethanat e marrëdhënies së Huangut, që dyshohet se ka qenë me Alice Huang, drejtoreshën e kompanisë Megaspeed, një prej klientëve të Nvidias, për të cilën zyrtarët amerikanë besojnë se është spiune kineze.

Kina e ka mohuar përfshirjen në rast, duke e quajtur atë “shpifje”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.