Lojtarët e Manchester Unitedit vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm Michael Carrickun, pavarësisht raportimeve se drejtuesit e klubit kanë nisur të dyshojnë në aftësinë e tij për ta mbajtur nën kontroll dhomën e zhveshjes.
Sipas mediumit “Roundtable”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë të shqetësuar për rezultatet e fundit të skuadrës, e cila nuk ka fituar në pesë ndeshjet e fundit. Megjithatë, pozita e Carrickut nuk është në rrezik të menjëhershëm.
Raporti pretendon se futbollistët janë të pakënaqur me drejtuesit e klubit për mënyrën se si u zhvillua afati kalimtar i verës, pasi besojnë se skuadra nuk u përforcua mjaftueshëm për të konkurruar në nivelet më të larta.
Kjo pakënaqësi u bë e dukshme edhe pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madridit, kur mbrojtësi Lisandro Martinez kritikoi publikisht drejtuesit dhe strategjinë e transferimeve të klubit.
“Ne presim më shumë nga drejtuesit”, ishte mesazhi i argjentinasit, duke shtuar presionin mbi hierarkinë e klubit anglez.
Përveç kësaj, lojtarët thuhet se janë lodhur nga ndryshimet e shpeshta në stolin e trajnerit. Gjatë periudhës së drejtimit aktual të klubit, Erik ten Hag dhe Ruben Amorim janë larguar nga posti, duke shtuar paqartësinë rreth projektit sportiv.
Pavarësisht shqetësimeve të drejtuesve për formën e skuadrës, lojtarët vazhdojnë të qëndrojnë në anën e Carrickut dhe dëshirojnë që ai të mbetet në krye të ekipit./Telegrafi/

