KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

The Guardian: Izareli ka bllokuar ndërtimin e hapësirave ku do të vendoseshin trupat e Kosovës dhe Marokut

The Guardian: Izareli ka bllokuar ndërtimin e hapësirave ku do të vendoseshin trupat e Kosovës dhe Marokut

Plani i Bordit të Paqes së presidentit amerikan Donald Trumpit për vendosjen e një force ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, sipas gazetës britanike The Guardian, po has në telashe.

Sipas The Guardian Izraeli nuk po lejon nisjen e ndërtimit të një baze ushtarake ku do të qëndronin trupat ndërkombëtare, përfshirë ushtarë nga Kosova dhe Maroku.

Sipas raportimit të gazetës britanike The Guardian, baza e planifikuar do të shërbente për vendosjen e përkohshme të 150 ushtarëve ndërkombëtarë, si pjesë e një force më të gjerë prej 500 trupash nga Maroku dhe Kosova, të cilët tashmë janë dërguar në kuadër të këtij angazhimi.

Kontrata për ndërtimin e bazës iu dha në gusht kompanisë amerikane Arkel International, me seli në Luiziana. Megjithatë, dy muaj më vonë, punimet ende nuk kanë nisur, pasi Izraeli nuk po lejon hyrjen e kontraktuesve dhe kamionëve në Gaza.

Një person me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje i ka thënë The Guardian se pa lejen e Izraelit, projekti nuk mund të vazhdojë.

Baza e përkohshme parashihet të ndërtohet në një hapësirë të fortifikuar prej rreth 100 me 100 metrash, në një lokacion që më parë ishte shfrytëzuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.