KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

The Athletic: Thibaut Courtois dëshiron të luajë ndaj Barcelonës

The Athletic: Thibaut Courtois dëshiron të luajë ndaj Barcelonës

Portieri i Real Madridit Thibaut Courtois po ndihet më mirë dhe është i gatshëm që të luajë ndaj Barcelonës, kështu ka raportuar mediumi britanik “The Athletic”.

Real Madridi lëshoi një komunikate zyrtare para disa orëve duke njoftuar se belgu është më grip, për të hedhur poshtë mundësinë se mund të luajë ndaj gjigantit katalunas.

Sidoqoftë, “The Athletic” tani ka njoftuar se Courtois është përmirësuar në gjendjen shëndetësore.

“Thibaut Courtois po shpreson të luajë për Real Madridin ndaj Barcelonës dhe mund të udhëtojë sapo të shërohet nga gripi”.

“Të dielën në mëngjes, Madridi lëshoi një komunikate zyrtare duke lojtari do të mungojë shkaku i gripit, por tani ka shpresë se do të udhëtojë dhe të jetë i gatshëm”, raporton ndër të tjera.

Vetë Courtois është në dijeni të rëndësisë së kësaj sfide, ngase para pak ditëve deklaroi se një fitore do të ishte njoftim për të gjithë se Real Madridi po rikthehet.

Përndryshe, përballja do të zhvillohet në “Camp Nou” nga ora 21:00./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.