Analisti politik, Jusuf Thaçi, ka thënë në Pressing të T7 se aq shumë kanë qëndruar në pushtet partitë PDK, LDK dhe AAK, sa e kanë harruar rolin opozitar.
Sipas tij, opozita nuk mund t’i kritikojë mediat për mungesën e zërit të tyre në opozitë.
“Mediat nuk mund të raportojnë nëse ti ke mungesë të aktiviteteve”, ka thënë Thaçi.
Po ashtu, Thaçi ka përmendur edhe temën e dialogut me Serbinë si shkak që opozita nuk po mund ta luajë rolin e saj.
“Por problem është edhe numri të cilën e kanë në Kuvend”, ka thënë Thaçi.