KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tezja e Daorsa Spahijës dyshon te shoqja e saj: E prezantoi me të dyshuarin dhe ditën kritike…(VIDEO)

Tezja e Daorsa Spahijës dyshon te shoqja e saj: E prezantoi me të dyshuarin dhe ditën kritike…(VIDEO)

Tezja e Daorsa Spahijës, Blerta Muhaxhiri Broqi, ka ngritur dyshime për një person të afërt me mbesën e saj, duke thënë se ajo mund të ketë informacione të rëndësishme për rrethanat e ngjarjes tragjike.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Muhaxhiri Broqi ka thënë se bëhet fjalë për shoqen e Daorsës, e cila, sipas saj, e kishte prezantuar me personin e dyshuar, transmeton Klankosova.tv

Ajo ka pretenduar se kjo shoqe i njihte sekretet e familjes së personit të dyshuar, por asnjëherë nuk u kishte dhënë përgjigje familjarëve të Daorsës, pavarësisht përpjekjeve për ta kontaktuar.

“Person i përfshirë mundet me qenë vetëm shoqja e saj, që e ka prezantu me të, e cila aktualisht është gruaja e djalit të axhës së personit të dyshuar. Ajo i ka ditë të gjitha sekretet e asaj familje dhe asnjëherë nuk na ka dhënë asnjë përgjigje, sa herë e kemi kontaktuar. Kam informacion prej shoqeve tjera të Daorsës se dy orë para ngjarjes, e ka thirrë shumë herë këtë shoqen dhe s’ju ka përgjigj ajo asnjëherë. "

Ndërkaq, një vit pas vdekjes së Daorsës, familja ende nuk ka marrë sqarime përfundimtare lidhur me rrethanat e rastit.

“Kanë kaluar 12 muaj nga vdekja tragjike e mbesës sonë dhe fatkeqësisht, deri më sot, rrethanat e vdekjes së saj vazhdojnë të mbesin të paqarta dhe mister. Ne si familje kemi pritur me shpresë se institucionet do ta bëjnë punën e tyre, do të hetojnë me seriozitet dhe do të na japin përgjigje për atë që ka ndodhur, por, pavarësisht pritjes dhe kërkesave të vazhdueshme në Republikën e Maqedonisë, nuk kemi marrë asnjë informacion dhe asnjë sqarim të nevojshëm”, ka deklaruar Muhaxhiri Broqi.

Një tjetër shqetësim i familjes mbetet telefoni i Daorsës, i cili ishte dërguar për ekzaminim në një laborator në Kroaci.

Sipas tezes së saj, pala kroate i kishte njoftuar se pajisja ishte kthyer në Maqedoninë e Veriut para dy muajsh.

“Një nga çështjet më shqetësuese është telefoni i Daorsës, që është dërgu në një laborator në Kroaci dhe ne si familje jemi njoftu nga pala kroate që telefoni ka dy muaj që është kthy në Republikën e Maqedonisë – por kur i jemi drejtuar Prokurorisë së Tetovës se a ka ndonjë informacion, ata na kanë kthy që e kanë dërgu kinse katër herë kërkesën me urgjencë, por s’kanë demek asnjë përgjigje.” /Klankosova.tv

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.