QKMF-ja në Mitrovicë ka njoftuar se, në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”, ekipi i KosovaMed, së bashku me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe QKMF-në, ka marrë pjesë në një aktivitet ndërgjegjësues të mbajtur në sheshin e qytetit.
Aktiviteti kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, duke përcjellë mesazhin për kontrolle të rregullta shëndetësore.
Në njoftim theksohet se përkushtimi ndaj pacientëve vazhdon edhe përtej aktiviteteve sensibilizuese, përmes shërbimeve shëndetësore shtëpiake dhe kujdesit paliativ, të cilat ofrojnë mbështetje profesionale dhe përkujdesje për personat që përballen me sëmundje të rënda.
QKMF-ja ka falënderuar partnerët institucionalë për bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët në shërbim të shëndetit të qytetarëve.
Në kuadër të kësaj fushate, qytetarët, veçanërisht gratë, inkurajohen t’i kushtojnë rëndësi kontrolleve shëndetësore dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes. /Telegrafi/

