KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Termokosi” zgjedh kryeshefin e ri ekzekutiv

“Termokosi” zgjedh kryeshefin e ri ekzekutiv

Bersant Beka është përzgjedhur për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Termokos” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të publikuar nga ndërmarrja, Beka ka rezultuar kandidati më i suksesshëm në procesin e përzgjedhjes, duke marrë 93.25 pikë.

Rezultati vjen pas përfundimit të vlerësimit dhe verifikimit të dokumentacionit të kandidatëve, si dhe intervistimit të mbajtur më 2 tetor 2026.

Konkursi për këtë pozitë ishte shpallur më 7 shtator 2026, me numër protokolli 1568.

Me përmbylljen e procedurave të përzgjedhjes, Beka pritet të marrë drejtimin e “Termokosit”, ndërmarrjes publike që menaxhon sistemin e ngrohjes qendrore në kryeqytet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.