KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tentoi t’i shkelte këmbësorët, arrestohet 29 vjeçari në Vaud të Zvicrës

Tentoi t’i shkelte këmbësorët, arrestohet 29 vjeçari në Vaud të Zvicrës

Një 29-vjeçar është arrestuar në Yverdon-les-Bains të kantonit Vaud në Zvicër, pasi dyshohet se me veturën e tij ka shkelur disa rregulla të trafikut dhe është përpjekur t’i godiste disa këmbësorë pranë sheshit të stacionit të trenit, Place de la Gare.

Policia e arrestoi të enjten vonë të dyshuarin, shtetas zviceran dhe banor të Yverdon-les-Bains, derisa ishte në timonin e automjetit të tij.

Sipas policisë kantonale të Vaudit, gjatë incidentit ai ka goditur edhe disa pajisje të mobilimit rrugor. Një person, gjithashtu banor i Yverdon-les-Bains, ka bërë kallëzim penal ndaj tij.

Pas arrestimit, 29-vjeçari u dërgua në stacionin policor dhe u mor në pyetje nga prokurori kujdestar.

Prokuroria ka hapur procedurë penale ndaj tij dhe ka kërkuar që i dyshuari të mbahet në paraburgim.

Ai aktualisht ndodhet në paraburgim, ndërsa vendimi për masën e mëtejshme do të merret nga gjykata kompetente.

Motivi i incidentit ende nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.