KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Tensioni mes Mbappes dhe Dembeles nuk ka përfunduar – mediumi i madh francez zbulon detajet e reja

Tensioni mes Mbappes dhe Dembeles nuk ka përfunduar – mediumi i madh francez zbulon detajet e reja

Tensioni i raportuar mes Kylian Mbappes dhe Ousmane Dembeles duket se ende nuk është zhdukur, pavarësisht se të dy yjet francezë publikisht kanë mohuar se ekziston ndonjë problem mes tyre.

Sipas L’Equipe, situata mes dy lojtarëve lidhet me zhvillimet rreth garës për Topin e Artë, ku Dembele dhe Mbappe ishin në qendër të një situate jo të rehatshme.

Mbappe së fundmi kishte deklaruar se kishte folur me Dembelen dhe se “nuk ka tensione”, duke insistuar se mes tyre nuk ka probleme.

Edhe Dembele u shpreh në të njëjtën linjë, duke thënë se nuk dëshironte të komentonte “luftërat e vogla në rrjetet sociale” dhe se ishte i fokusuar vetëm te paraqitjet në fushë.

Megjithatë, L’Equipe raporton se realiteti brenda kampit të Francës është më i ndërlikuar. Sipas mediumit francez, para grumbullimit në Clairefontaine, dy lojtarët nuk kishin zhvilluar një bisedë ballë për ballë.

Ata thuhet se kishin shkëmbyer një mesazh, por ai kishte mbetur pa përgjigje. Kjo situatë raportohet se kishte lënë gjurmë në marrëdhënien mes dy yjeve.

Mbappe thuhet se ishte i befasuar nga reagimi i Dembeles në grumbullim, pasi nuk e kishte pritur që bashkëlojtari i tij të vazhdonte të ishte i pakënaqur për situatën.

Ndërkohë, gjatë grumbullimit, Mbappe u pa më i afërt me Michael Olisen.

Pavarësisht deklaratave publike se gjithçka është në rregull, L’Equipe pretendon se raporti mes Mbappes dhe Dembeles ende nuk është kthyer plotësisht në normalitet./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.