Situata po vazhdon të jetë e tensionuar në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.
Gjatë tensioneve, disa prej protestuesve kanë sulmuar edhe një bankë të nivelit të dytë.
Protestuesit kanë filluar të godasin xhamat e jashtëm të bankës dhe gjithashtu kanë tentuar të shkulin pllakat, raporton tch.
Ndërkohë, policia vazhdon të shpërndajë tubuesit me ujë, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar.
Burimi: telegrafi.com ↗

