KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tensione para Kuvendit të Shqipërisë, policia u kundërpërgjigjet me gaz dhe ujë protestuesve

Tensione para Kuvendit të Shqipërisë, policia u kundërpërgjigjet me gaz dhe ujë protestuesve

Protesta e opozitës është shoqëruar me tensione, pasi pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur drejt ambienteve të Kuvendit.

Gjatë grumbullimit para Kuvendit janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike në drejtim të godinës, ndërsa forcat e policisë janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e turmës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndryshe nga protestat e mëparshme kur i ka pritur mbështetësit në selinë e partisë, këtë herë u është bashkuar atyre para Kuvendit. I pyetur nga gazetarët për këtë ndryshim, ai u shpreh shkurt se “skenarët ndryshojnë”.

Kjo është protesta e katërt kombëtare e organizuar nga opozita./Vizion Plus

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.