KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Temperatura të larta në Shqipëri, si parashikohet moti për sot

Temperatura të larta në Shqipëri, si parashikohet moti për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditën e shtunë, 30 maj, ku vendi pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, të cilat do të shfaqen kryesisht në mesditë dhe pasdite në zonat malore të jugut dhe lindjes.

Në jug të vendit, vranësirat mund të shoqërohen me reshje të dobëta dhe lokale shiu gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore herë pas here pritet të arrijë deri në 14 m/s.

Sa i përket detit, valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.