KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Telegrafi shpall konkurs për Gazetar/e në edicionin “Telegrafi Diasporë”

Telegrafi shpall konkurs për Gazetar/e në edicionin “Telegrafi Diasporë”

Telegrafi ka hapur konkurs për pozitën Gazetar/e për Telegrafi Diasporë, një rol i dedikuar për raportimin e lajmeve dhe zhvillimeve që lidhen me komunitetin shqiptar në diasporë, me fokus të veçantë në Zvicër.

Kjo pozitë parasheh koordinim të ngushtë editorial mes redaksisë së Telegrafit në Prishtinë dhe zyrës në Zvicër, me qëllim që lexuesit të informohen shpejt, saktë dhe në mënyrë profesionale për ngjarjet, temat dhe zhvillimet me interes për diasporën shqiptare.

Gazetari/ja do të punojë nga redaksia e Telegrafit në Prishtinë dhe do të jetë pjesë e ekipit që mbulon zhvillimet nga diaspora, duke kontribuar në krijimin e përmbajtjeve të qarta, të besueshme dhe të përshtatura për platformat digjitale.

Kandidatët duhet të kenë aftësi të mira në të shkruar në gjuhën shqipe, njohuri të gjuhës gjermane, njohuri për media digjitale dhe gatishmëri për të punuar me lajme në kohë reale. Përvoja në gazetari, si dhe njohja e gjuhës angleze, konsiderohen përparësi.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe letrën motivuese në: hr@telegrafi.com.

Afati për aplikim është deri më 25 qershor 2026, ndërsa vendi i punës është në redaksinë e Telegrafit në Prishtinë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.