KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Telefoni “Trump T1” më në fund u dorëzohet blerësve pas pritjes së gjatët

Telefoni “Trump T1” më në fund u dorëzohet blerësve pas pritjes së gjatët

Telefoni i shumëpërfolur Trump T1, i prezantuar nën markën “Trump Mobile”, ka filluar më në fund të dërgohet tek klientët që e kishin porositur paraprakisht.

Sipas njoftimeve të kompanisë në rrjetet sociale, procesi i shpërndarjes ka nisur pas një periudhe të gjatë vonesash dhe paqartësish rreth projektit, i cili ishte promovuar fillimisht si një hyrje e re në tregun e telefonave inteligjentë.

Sipas të dhënave të publikuara, Trump T1 është një smartphone i segmentit të mesëm, i pajisur me ekran AMOLED, procesor Snapdragon dhe sistem operativ Android.

– YouTube www.youtube.com

Pajisja është prezantuar me theks në dizajnin dhe marketingun “amerikan”, ndërsa pretendimet e mëhershme për prodhim të plotë në SHBA janë tërhequr më vonë.

Fillimisht, telefoni ishte promovuar me një çmim rreth 499 dollarë dhe ishte shoqëruar me një fushatë të gjerë marketingu.

Projekti është shoqëruar me kritika dhe polemika, pasi një numër i madh klientësh kishin paguar paraprakisht pajisjen, ndërsa dërgesat ishin shtyrë disa herë pa një afat të qartë.

Me nisjen e dërgesave, kompania thotë se porositë do të realizohen gradualisht në javët në vijim, ndërsa interesi për pajisjen mbetet i lartë në treg. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.