KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të shtunën në Ohër do të mbahet një protestë paqësore civile kundër femicidit

Të shtunën në Ohër do të mbahet një protestë paqësore civile kundër femicidit

Të shtunën, më 21 nëntor, nga ora 12:00 deri në 14:00, në Ohër do të mbahet një protestë paqësore civile kundër femicidit, dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, si dhe mosveprimit institucional.

Protesta nxitet nga zemërimi dhe shqetësimi për dhunën e përhapur ndaj grave, por edhe nga rasti i dhunës që tronditi Ohrin dhe na kujtoi se dhuna nuk ndodh vetëm “diku atje jashtë”, por afër nesh, ndoshta edhe midis njerëzve që njohim.

Jemi të ngopur me heshtje, justifikime dhe institucione që nuk reagojnë në kohë. Kërkojmë mbrojtje, përgjegjësi dhe ndryshime konkrete. Nuk duam të presim derisa të jetë tepër vonë! Tubimi do të jetë në Sheshin e Qytetit ‘Shën Klimenti i Ohrit’”, thonë organizatorët.

Protesta do të vazhdojë përmes Pazarit të Ohrit, deri në SPB Ohër, përgjatë Bulevardit “Iluministët Maqedonas” dhe do të përfundojë para Gjykatës Themelore të Ohrit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.