KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të shtëna në aheng familjar në Ferizaj, sekuestrohet arma

Të shtëna në aheng familjar në Ferizaj, sekuestrohet arma

Një 22-vjeçar është identifikuar si i dyshuar pas të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Surqinë të Ferizajt.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti është raportuar më 12 tetor, rreth orës 18:30.

Njësiti i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka sekuestruar një pistoletë me karikator dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 milimetra.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit me inicialet E. B. është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas intervistimit nga policia, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.