KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të shtëna me armë pas përleshjes në Ferizaj, arrestohen dy persona

Të shtëna me armë pas përleshjes në Ferizaj, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pas një përleshjeje që ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 11 prill 2026 rreth orës 20:15 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale, dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht mes vete.

Gjatë incidentit, dyshohet se është shkrepur edhe arma e zjarrit, por fatmirësisht pa pasoja për persona të tjerë.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 13 fishekë si dhe dy gëzhoja.

Të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.