KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të shtëna me armë në Prizren, një person pëson gërvishtje nga predha

Të shtëna me armë në Prizren, një person pëson gërvishtje nga predha

Një person ka pësuar lëndim të lehtë pasi ndaj tij është shtënë dy herë me armë zjarri në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 tetor 2026, rreth orës 20:30, kur ankuesi ka njoftuar policinë se një i dyshuar ka shtënë me pistoletë në drejtim të tij.

I dyshuari më pas është paraqitur në stacionin policor, ku ka dorëzuar një pistoletë me gjashtë fishekë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa sipas mjekëve ka pësuar një gërvishtje nga predha e plumbit.

Me vendim të prokurorit është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 64 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.