KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të shtëna me armë në Peqan të Suharekës, policia gjen armë në shkurre

Të shtëna me armë në Peqan të Suharekës, policia gjen armë në shkurre

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në fshatin Peqan të Suharekës.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 11 tetor, rreth orës 14:20, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe është njoftuar prokurori, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë hetimeve, më 13 tetor, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Ndërkaq, gjatë kontrollimit të zonës përreth, në disa shkurre janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, një karikator dhe dy fishekë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti mbetet nën hetim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.