Në një prononcim për mediat, në hyrje të Parlamentit ku po protestohet nga qytetarët, kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje për shkrirjen e Parlamentit.
Berisha hyri në Kuvend nga porta e Kalasë së Toptanit, i shoqëruar nga Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu.
“Parlamenti mblidhet në rrethim! I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjedhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë. Çdo akt tjetër është fund e krye i pavlerë. Ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti. Ky është, them edhe njëherë, i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot”, tha Berisha për gazetarët, raporton A2cnn.
Kreu i PD-së nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse është gati për të djegur mandatet.
