Pas më shumë se tre orë e gjysmë protestë paqësore kanë nisur edhe tensionet kur të rinj të maskuar kanë hedhur gurë drejt Policisë si dhe kanë thyer xhama te Kryesia e Kuvendit.
Pasi qëndruan para kryeministrisë ku nuk pati incidente të mëdha, protestuesit nisën marshimin në bulevard. Disa prej tyre kanë qëlluar me kapsolla drejt godinës dhe policisë.
Policia iu bëri thirrje me megafon të rinjve të ndalojnë dhunën dhe të largohen personat e maskuar. Në kundërt, policia paralajmëroi përdorimin e ujit me presion.
Burimi: zeri.info ↗

